Corey Feldman pohon se ai ishte cak i vrasjes për shkak se tentoi që të ekspozojë pedofilinë në Hollywood.

Ish-ylli Corey Feldman ka zbuluar se ai i ka shpëtuar vdekjes pasi që dy kamionë tentuan ta shtypnin në rrugë, pasi që ai ishte duke punuar në atë që të ekspozojë “unazën e pedofilisë”, e cila ka prekur Hollywood-in për dekada.

Ai ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për të shpjeguar planet e tija për të ardhmen dhe ka përshkruar se ai është i rrezikuar fizikisht  për shkak të këtij plani.

Më herët, ai kishte postuar një lajmërim të madh rreth pedofilisë që kanë ndodhur për vite.

“Kam nevojë të mbroj veten dhe familjen time. Më duhet siguri shtesë dhe një ekip legal që do të më prezantojë për të përmbushur këtë mision”, tha ai.

Sipas tij, janë gjashtë persona të përfshirë në pedofilinë në Hollywood, njëri prej të cilëve lidhet me krimet në një studio të madhe. Por, ai nuk ka dhënë emra konkretë për të ditur se për kë bëhet fjalë.