Nga Drejtoria e të hyrave publike thonë se taksa radiodifuzive duhet të paguhet deri në muajin shtator, duke apeluar te qytetarët dhe kompanitë që të paguajnë borxhet e mbetura. “Qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim të paguajnë të gjitha borxhet për taksën radiodifuzive për periudhën janar 2011 – shtator 2017.

Për të gjitha rastet specifike, për të mbyllur siç duhet kartat financiare që Zyra për të Ardhurat Publike lëshon për obligacionet e taksës radiodifuzive, qytetarëve dhe kompanive, informata shtesë do të publikohen në faqen tonë të internetit”, thonë nga DAP.

Zyra e të ardhurave publike nuk do të lëshojë fletpagesë për taksën radiodifuzive për muajin tetor, pasi kjo tarifë është shfuqizuar me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të cilat u miratuan muajin e kaluar.