Kohëve të fundit kemi parë dhe shijuar shumë dasma nga personazhe të njohur shqiptarë dhe të huaj. Por së fundmi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre reperi amerikan Gucci Mane dhe Keyshia Ka’oir.

Ata kanë organizuar një dasmë super luksoze dhe shumë ekstravagante që ka kushtuar 1.7 milion dollarë.

Ajo që ka rënë në sy të të gjithë të ftuarve ishte torta gjigante 75 mijë dollarë, ku për ta prerë reperit dhe bashkëshortes i nevojitej një shpatë.

Torta ishte 10 kate dhe ishte bërë më 8000 lule sheqeri të punuara me dorë dhe 2500 kristale swarovski.

Familjarë, miq, shumë të famshëm të tjerë të Hollywood ishin të ftuar në ceremoninë përrallore të reperit Gucci Mane i cili lidhi kurorë me Keyisha Ka’oir.

Ajo dukej mahnitëse me fustanin e saj të bardhë, i cili rrezatonte nën dritën e diamanteve dhe Kristaleve. /Blitz.al/