Në të shtënat e sotme në zonën industriale Emorton në pjesën verilindore të Baltiomorit, në shtetin federal amerikan Merilend, janë vrarë tre persona, ndërsa dy janë plagosur më rëndë, deklaroi sherifi i qarkut. Xhefri Geler.

Ai theksoi se sulmuesi është identifikuar si Radi Labib Princ, i cili ka dosje të rëndë kriminale dhe policia është në kërkim pas tij.

I dyshuari dhe viktimat ishin bashkëpunëtorë në një ndërmarrje në zonën industriale Emorton.