Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në një xhami shiite në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, kumtoi një përfaqësues i forcave të sigurisë.

Ai deklaroi se ekipet e shpëtimit nga xhamia kanë nxjerrë trupa të pajetë të të paktën 30 të vdekurve, duke shtuar tani për tani nuk dihet sa persona kanë pësuar gjatë shpërthimit.

Sulmuesi ka hyrë në xhaminë “Imam Zamn” në lagjen perëndimore Dasht-e-Barshi të Kabulit, ku besimtarët shiitë ishin mbledhur për lutje.

Popullata shiite afgane sivjet ishte caku i sulmeve të rënda. Deri në këtë moment, në disa sulme të motivuara fetare e kanë humbur jetën të paktën 84 persona, ndërsa janë plagosur 194. Shumica e tyre janë vrarë gjatë lutjeve në xhami dhe në ceremoni religjioze.