Të paktën 12 persona janë plagosur pasdite gjatë një sulmi me bombë ndaj automjetit të policisë turke në qytetin Mersin në pjesën jugore të Turqisë.

Prefekti i Mersinit, Burhanetin Koxhamaz deklaroi se sulmi ka ndodhur ndaj autobusit të policisë në njërën nga rrugët kryesore në qytet, në afërsi të selisë së guvernatorit të qarkut.

Sipas prokurorit publik lokal Mustafa Erxhan, të gjithë 12-të të plagosurit gjatë sulmit janë nëpunës policorë.

Disa media turke lajmëruan se bomba ishte vendosur në një kontejnerë për mbeturina dhe është aktivizuar me telekomandë në momentin kur afër tij kalonte autobusi i policisë.

rajoni është bllokuar nga forcat policore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur automjete të ambulancave dhe të zjarrfikësve.