Të paktën 10 persona janë plagosur sot pasdite, kur një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një blerës në një dyqan në qytetin e Stalova Volja në pjesën juglindore të Polonisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 15 në qendrën më të madhe tregtare të qytetit, kur personi i armatosur ka filluar të sulmojë njerëzit e pranishëm në dyqan.

Policia arriti ta mposhtë dhe e arrestoi sulmuesin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Burimet në polici informuan vetëm se ishte një burrë 27 vjeçar.

Të gjithë të plagosurit gjatë sulmit janë transferuar në spital, nga ku  bënë të ditur se disa prej tyre kanë marrë lëndime serioze.