Deputetja Maja Moraçanin, këshilltarët e Qytetit të Shkupit dhe komunës së Gjorçe Petrovit, Hrista Najdanov dhe Bojan Petrovski nga RDM-ja, sot realizuan takim me kryetarin e Partisë së Gjelbër nga Shqipëria dhe këshilltar në qytetin e Elbasanit, Indrit Abdiaj dhe sekretarin e partisë, Renato Haxhiaj.

Në takim u bisedua për problemet ekologjike me të cilat përballen Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë. U potencuan problemet me mbeturinat, ndotja nga kapacitetet e mëdha industriale dhe ndotja enorme e ajrit.

Përfaqësuesit e Partisë së Gjelbër të Shqipërisë e treguan mbështetjen e tyre për RDM-në dhe organizatave qytetare kundër hapjes së minierave për ari dhe bakër të cilat janë, siç thanë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit jetësor.

Në takim u tregua gatishmëria për bashkëpunim më intensiv të partive të gjelbra nga rajoni.