Të enjten në orën 10 e 30 Gjykata Penale duhet të publikojë aktgjykimin për rastin “Lagja e Trimave”. Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për Siguri Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 anuluan seancën e “Rastit të Kumanocës” për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale.

Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kerkësë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi në 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për “Terorizëm” dhe “Oraganizatë terroriste”.

Kujtojmë që seancëne e fundit e kan bojkotuar Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi, ky i fundit në dalje nga salla kërkoi nga gjykatësja që mos të dënoj grupin e logjistikës pasi sipas tij ata janë të pafajshëm.