Në Gjykatën Supreme sot mbahet seancë publike për rastin “Monstra” në të cilën shqyrtohen ankesat për dënimet e përjetshme me burg, të cilat të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Supreme, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.

Të gjykuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, të cilët edhe gjatë procedurës para Gjykatës Themelore edhe para Gjykatës së Apelit  pohuan se janë të pafajshëm, në seancën e sotme publike në Gjykatën Supreme sërish i hodhën poshtë akuzat.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Masakra tek Liqeni i Smillovës ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, të Enten e Madhe, para festës së madhe krishtere Pashkët, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.