Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” për shkatërrimin e dokumenteve ku figuronin shkatërrimet e mjeteve të përgjimit mohojnë fajësinë.

Ata u shprehën në gjykatë se e kuptojnë veprën për të cilën akuzohen, por nuk ndjehen fajtorë.

U dëgjuan edhe dy dëshmitarë, të punësuar në DSK, por njëri rezultoi të jetë djali i një prej të akuzuarve dhe refuzoi të japë deklaratë.

Dëshmitari tjetër ishte eprori i Drejtorisë së Tretë në DSK, i cili tha se ka qenë dëshmitarë i shkatërrimit, por nuk e ka ditur se për çfarë bëhet fjalë.