Shefi i shtabit i fushatës së Nevzat Bejtës, z. Bashkim Hasani duket se ka thumbuar në Facebook Arben Taravarin. Hasani shfaqet në një foto me bashkëshorten e tij në veturë ku fton qytetarët e Gostivarit të vendosin rripin e sigurimit. “Ftoj qytetarët e Gostivarit të vendosin rripin e sigurimit në të mirë të jetës dhe shëndetit të tyre. #DrejtGostıvaritTeNeserm” shkruan në Facebook Hasani. Ky duket një thumbim ndaj Arben Taravarit pasi në rrjetin social të ministrit të Shëndetësisë ai shihet në një foto me bashkëshorten pa rripin e sigurimit.