Dy shqiptarët më të pasur në botë mbrëmë kanë pasur takim kokë më kokë duke biseduar për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas Lazim Destani, diskutimi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës ka qenë rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ishte kënaqësi takimi im mbrëmë në Prishtinë me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjatë kohës që kaluam së bashku e urova për postin e tij të ri, Ministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, krahas të tjerave, diskutuam edhe për mundësitë dhe rrugët e zhvillimit ekonomik të Kosovës ndërsa për detyrën e tij të re i shpreha besimin dhe bindjen time se dikasteri që ai drejton do t’i japë një shtysë të re avansimit të proceseve euro-integruese dhe forcimit të pozitës së Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare” ka shkruar Destani ./TetovaSot/