Në kuadër të Asamblesë së 137-të të Unionit Inter-parlamentar (UIP), që po mbahet nga 14 deri 18 tetor në Shën Petërburg, Federata Ruse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me Halid Al-Mavaavali, kryetar i Këshillit Konsultativ (Parlamentit) të Omanit.

Ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet parlamentarëve të Maqedonisë dhe të Sulltanatit të Omanit, siç thanë theksuar në takim Xhaferi dhe Mavaavali do të paraqesë nxitje për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet parlamenteve dhe qeverive të të dy shteteve.

“Kryetari i Kuvendit Xhaferi shprehu kënaqësi që marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë vendosur nën emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe ka konstatuar se emërimi i paradokohshëm i ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë në Sulltanatin e Omanit, i cili në mënyrë jorezidente e mbulon vendin nga MPJ në Shkup, do të kontribuojë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë”, njoftoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Duke theksuar se si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i jep rëndësi të madhe diplomacisë parlamentare, Xhaferi e ka informuar Al-Maavalin se në Kuvend përsëri është formuar Grupi i deputetëve për bashkëpunim me vendet e Lindjes së Afërme dhe të Mesme.

Xhaferi ka theksuar prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe ka theksuar se qeveria e sapozgjedhur i intensifikon marrëdhëniet me vendet fqinje, ndërsa me ndërmjetësimin e OKB-së, tenton të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin me emrin, që paraqet pengesë e vetme për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike.

Kryetari i Këshillit Konsultative (Parlamentit) të Omanit Halid Al-Maavali është përqendruar në gjendjen në Lindjen e Mesme dhe  rolin që Sulltanati i Omanit e ka si ndërmjetësues dhe lehtësues ndërmjet palëve në konflikt në rajon.

“Bashkëbiseduesit janë pajtuar se nënshkrimi i Marrëveshjes për evitimin e tatimimit të dyfishtë dhe Marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sulltanatit të Omanit do të japë impuls për përparimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Kanë theksuar se ekzistojnë edhe shumë mundësi për përparimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe tregtisë, për çka nevojitet kornizë formale-juridike më e gjerë”, thuhet në kumtesë.

Lidhur me zgjidhjen e sfidave globale, ata kanë shprehur bindjen se vetëm me komunikim të drejtpërdrejt mund të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe të evitohen konfliktet, ndërsa dialogu paraqet mjet i vetëm për arritjen e kompromisit.

Xhaferi dhe Al-Maavali kanë këmbyer ftesa për vizita të ndërsjella të së dy vendeve, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sulltanatit të Omanit.