Po ndjehet liri dhe transparencë tek qytetarët, klimë më e ndryshme, pozitive në shtet, pas ndryshimeve demokratike. Tani duhet vetëm të vazhdohet procesi që çon drejt perspektivave të Republikës së Maqedonisë dhe të njerëzve të cilët jetojnë këtu.

Këtë e theksoi, Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Republikën e Maqedonisë në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë.

Fuere, shtohet, transmetoi se në Bruksel ekziston inkurajim se kryeministri Zaev dhe Qeveria e re e vendosën Maqedoninë në rrugën evropiane. I mbështeti reformat në të cilat intensivisht punon Qeveria dhe theksoi se është e rëndësishme që të merren parasysh vlerësimet nga raporti i fundit të grupit të ekspertëve i kryesuar nga Rajnhard Pribe, posaçërisht në pjesën e reformave që duhet të sigurojnë shtet juridik funksional.

“Me përkushtim punojmë në reformat që duhet të sjellin jetë cilësore për qytetarët dhe të kontribuojnë në integrimet euro-atlantike. Pjesë e tyre janë edhe reformat në gjyqësi. Treguam se jemi të ndryshëm dhe se qëllimi ynë është që të sigurojmë gjyqësi të pavarur në të cilët fjalën kryesore e ka opinioni i pavarur i ekspertëve. Por, si Qeveri fuqimisht jemi të përcaktuar drejt funksionimit të drejtësisë. Ligjet duhet të vlejnë dhe do të vlejnë njëjtë për të gjithë”, tha kryeministri Zaev”, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Zaev, shtoi se Qeveria që në 100 ditët e para arriti të ndërtojë besim midis qytetarëve dhe në opinion, përmes politikave inkluzive përmes të cilëve edhe në të ardhmen do të zgjidhen të gjitha çështjet e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, përmes qasjes miqësore, tregoi se është e mundur të intensifikohen marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të orientohen drejt interesave të përbashkëta, ndërsa ajo është sigurimi i ardhmërisë euro-atlantike të rajonit në interes të të gjithë qytetarëve.

“Nga këto arsye, presim që në vjeshtë të hiqet kushtëzimi i rekomandimit të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, ndërsa së shpejti edhe fillimi i negociatave për anëtarësim”, tha kryeministri Zaev.

Ish ambasadori Fuere, ka theksuar se do të vazhdojë t’i mbështesë politikat që sjellin zhvillim të Maqedonisë.