Përfaqësues amerikanë dhe rusë të shtunën do të takohen në Beograd që të bisedojnë për mënyrat e tejkalimit të konfliktit në Ukrainën Lindore.

Në takim, përfaqësuesi special amerikan për konfliktin në Ukrainën Lindore, Kurt Uolker dhe ndihmësin e presidentit rus Vlladisllav Surkov do të bisedojnë për propozimin për sistemim të paqeruajtësve të KB-së në zonën e konfliktit në Donbas.

Presidenti rus Vladimir Putin, paradokohe propozoi zhvendosje të paqeruajtësve të KB-së, me detyrë që t’i mbrojnë anëtarët e Misionit të OSBE-së, të cilët kryejnë monitorim të linjave të kufizimit mes separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare ukrainase. Kiev tash për tash nuk dha dritë të gjelbër për propozimin e këtillë.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Uolkerit dhe Surkovit për shkarkimin e konfliktit ushtarak në Donbas.

Uashingtoni e akuzon Rusinë se nuk e respekton Marrëveshjen e Minskut për ndalesë të veprimeve të armatosura dhe pohon se nevojiten garanci shtesë për procesin kalimtar, në të cilin Ukraina duhet ta ndërmerr kontrollin mbi territoret që tani i mbajnë separatistët prorusë.

“Uashingtoni angazhohet për respektim të integritetit territorial të Ukrainës”, deklaroi Uoker në takimin e parë me Surkovin, që u mbajt më 21 gusht në Minsk.

Nga ana tjetër, Moska kërkon miratim të udhërrëfyesve për ndërprerje të armiqësive në Donbas, duke theksuar se është kundër shkëputjeve të rajonit nga Ukraina.