Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në kafe barin Factory në lagjen Debar Maalo të Shkupit,  është takuar me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov.

Kasami e Mijallkovi, larg syve të opinionit po bëjnë plane se si të bashkëpunojnë e askush mos t’i kuptojë, dhe e gjithë kjo me qëllim që kandidatëve të  BESËS dhe LR-PDSH-së të ju mundësohet marrja e votave të VMRO-DPMNE-së .

Bilall Kasami mendon se  Sasho Mijallkov është shpëtimi i tij dhe do të mund të ja sigurojë fitoren, por harron se populli me 29 tetor do t’i japë karton të kuq, në të gjitha komunat ku ai pretendon të dalë fitues./Aktuale.mk/