Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumire me ambasadorin sllovak në vend, Martin Bezak.

Dimitrov ka shprehur vlerësim të lartë për bashkëpunimin me Sllovakinë dhe për kontributin personal të ambasadorit Bezak në thellimin e marrëdhënieve Maqedoni-Sllovaki gjatë misionit të tij diplomatik në Maqedoni, si dhe për aktivitetet gjatë presidencës sllovake me Këshillin e BE-së vitin e kaluar, kumtoi MPJ.

Duke u përqendruar edhe në integrimin evropian dhe euroatlantik të vendit, Dimitrov falënderoi për mbështetjen politike nga Sllovakia, por edhe ndihmën konkrete për Maqedoninë, të orientuar drejtë rritjes së gatishmërisë të institucioneve dhe administratës në procesin e negociatave inkuadruese me BE-në.

Siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, në shenjë falënderimi për angazhimin e tij aktiv, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadorit Bezak iu dorëzua mirënjohje nderi.