Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj që do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr apo ata që janë zgjedhur për kryetar të komunave, si dhe të anëtarëve të qeverisë, do të jetë në rend dite të seancës së parë të Kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen koordinuese të grupeve parlamentare nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së. Në kolltukun e deputetit pritet të ulen 10 përfaqësues të rinj nga listat e partive politike. Numrin më të madh të deputetëve që pritet të zëvendësohen me të rinj e ka Lidhja Social-Demokrate me koalicionin, edhe atë shtatë. Petre Shilegov kryetar i Shkupit, Stefan Bogoev kryetar i Karposhit, Kurto Dudush i Shuto Orizares, Maksim Dimitrievski kryetar i Kumanovës, Sasho Pockov i Gjevgjelisë, Kosta Janevski, kryetar i Strumicës dhe Bllagoja Bocfarski, kryetar i Shtipit. Në bazë të listës së LSDM për zgjedhjet e kaluara parlamentare, emrat e të lartpërmendurve pritet ti zëvendësojnë: Tatjana Llallcevska, Aneta Simeska-Dimoska, Lidija Tasevska, Ruste Tashev, Kostadin Kostadinov, Agim Murtezanov dhe Kostadin Acevski. Nga BDI-ja pritet të ketë emra të rinj në ekzekutiv në vend të Ramiz Merko, ministër për investime të huaja dhe Visar Ganiu, zv ministër i Arsimit, të cilët janë zgjedhur për kryetar të komunave në Strugë dhe Çair. Aleanca për Shqiptarët duhet të caktoj ministër të ri të shëndetësisë në vend të Arben Taravarit cili u zgjodh kryetar I Gostivarit. Nga Lëvizja Besa, dorëheqje dhanë lideri i saj Bilall Kasami, kandidat për Tetovën dhe Zeqirija Ibrahimi, kandidat për komunën e Cairit, për zgjedhjet lokale 2017. Në bazë të listës për deputetë, që kjo parti kishte publikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, emrat e të lartpërmendurve pritet ti zëvendësojnë Nexhbedin Karemani dhe Rexhep Memedi. Nga PDSH-ja dorëheqje kishte dhënë deputeti Bardhyl Dauti që hyri në garë për Tetovën ndërsa në vend të tij pritet të vij Merale Uzairi Ferati ose Imer Aliu.