Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me Ken Vollak, kryetar i Institutit Nacional Demokratik Amerikan, me Robert Benxhamin, drejtor rajonal i IND-së nga SHBA për Evropë dhe me Kris Henshou, drejtor i NDI për Maqedoninë.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, gjatë takimit u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga vëllimi i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar të cilin e kanë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe IND, si edhe intenca e thellimit të tij të mëtutjeshëm.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, shprehu falënderim për nismat e shumta të ngritura për bashkëpunim, ndër të cilat edhe hapja e Institutit Parlamentar, me ç’rast nga ana e z.Vollak u theksua se IND mbet edhe më tutje i hapur për realizimin e projekteve të ardhshme dhe për bashkëpunim parlamentar. Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për intensifikim akoma më të madh të aktiviteteve në periudhën që vijon”, thuhet në kumtesë.