Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjrornstad.

Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është biseduar për gjendjen aktuale në shtet dhe për interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Gruevski iu falenderua ambasadorit për mbështetjen, të cilën Norvegjia ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e interesit strategjik, anëtarësimin në NATO aleancën.