Në Selanik në rrjedhë është takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

Takimi po mbahet në margjina të takimit katërpalësh, në të cilin krahas Dimitrov dhe Koxias, po marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Në delegacionin e Maqedonisë në Selanik janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Takimin ministror sot në mëngjes e hapi Koxias, i cili paralajmëroi se do të bisedohet për çështjet e sigurisë, prëforcimin e bashkëpunimit në këtë sferë në kontekst për sfidat e reja me të cila përballet rajoni, por edhe bota në përgjithësi, përforcimi i bashkëpunimit tejkufitar, si dhe energjetika, përkatësisht m,undësia për projekte të reja në këtë sferë.

“Ballkani është rajon i cili premton shumë në raport me zhvillimin e energjetikës, në kuptiminn e ndërtimit të gazpërçuesve dhe projekteve të tjera, për ç’arsye nevojitet përforcim i bashkëpunimit mes vendeve nga rajoni, ndërkaq para së gjithash të katër vendeve, të cilat po marrin pjesë në takimin katërpalësh në Selanik, Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Theksoi se në darkën e mbrëmshme u shqyrtuan çështje lidhur  me avancimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes vendeve përmes ministrive të punëve të jashtme.

Janë paraparë edhe takime të veçanta të ministrave të punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të energjetikës dhe të ekonomisë.

Ky është takimi i dytë në format të këtillë, në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar mes vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend më të gjerë të ditës dhe paraqet vazhdim të kontakteve të kohëmëparshme të Koxiasit me kolegët e tij nga këto tri vende gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së prej 18 deri 22 shtator në Nju-Jork.