Një tajfun u përplas me ishullin kryesor të Japonisë të dielën, duke vrarë të paktën dy vetë, si dhe duke shkaktuar një paralajmërim për dhjetëra mijëra njerëz të cilët janë detyruar të braktisin vendbanimet e tyre.

Një burrë u vra nga një skelë që u rrëzua si pasojë e erërave të forta, kurse një peshkatar u vra kur ai po kujdeset për anijen e tij, tha agjencia e lajmeve “Kyodo”.

Ndërkohë, kishte një grusht lëndimesh të lehta.

Tajfuni Lan, i klasifikuar si një stuhi e fortë e kategorisë 4, ishte në jug të Japonisë dhe duke lëvizur në veriperëndim në 50 km/h në natën e së dielës, duke u përshpejtuar më pas, tha “Agjencia Meteorologjike e Japonisë” (JMA).

Lan duket se është dobësuar pak, por ende është një stuhi e fuqishme që ka shkaktuar reshje të shiut më shumë se 80 mm, njoftoi një zyrtar i agjencisë.

“Era dhe shiu do të rriten derisa natën të vazhdojë, prandaj do të ndërmerrën masat sipas nevojës sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht para se të errësohet”, tha zyrtari.

Agjencia lëshoi ​​paralajmërime për shi dhe përmbytje të mëdha në anën e Paqësorit të Japonisë, duke përfshirë zonën metropolitane të Tokios, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Më shumë se 70,000 familje në pjesë të ndryshme të Japonisë u këshilluan të braktisin shtëpitë e tyre.

Më shumë se 300 fluturime u anulluan dhe shërbimet hekurudhore u ndërprenë në të gjithë vendin, si dhe kishte ndërprerjeje të energjisë elektrike.