Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani sot deklaroi se fatura e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja (Brekzit), do të paraqesë mes 50 dhe 60 miliardë euro.

“Duhet të jemi real, por qeveria britanike nuk është reale. Përmendej 20 miliardë, që ishte e pakuptimtë. Fatura do të jetë mes 50 dhe 60 miliardë euro, ndërkaq ajo është reale. Është e domosdoshme ta vendosim faturën në tryezë. Dëshirojmë t’i marrim paratë, pikërisht siç edhe tha (ish-kryeministrja britanike Margaret) Theçër para 30 apo 40 viteve”, tha Tajani.

Kryetari i PE-së e kritikoi “qëndrimin e paqartë” të autoriteteve britanike në negociatat me Brukselin për Brekzitin.

“Dëshirojmë të dimë çka dëshiron Britania e Madhe. Aty është problemi. Nuk është e qartë”, tha Tajani.