Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani paralajmëroi sot se nëse autoritetet katalonase shpallin pavarësi nga Spanja, nuk do të marrin përkrahje prej askujt në Bashkimin Evropian.

“Ne u deklaruam për dialog, por askush në Evropë nuk do ta pranojë pavarësinë e Katalonjës”, tha Tajani në intervistën për radion spanjolle KOPE.

Ai theksoi se megjithatë nëse liderët katalonjas “i plotësojnë kërcënimet e tyre, ata do të izolohen dhe askush nuk do t’i ndihmojë Qeverisë së Katalonjës në atë rrugë.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj pritet që sot të takohet me presidentin francez Emanuel Makron, me të cilin do të bisedojë për çështjen e pavarësisë së Katalonjës.

Ata do ta takohen në Bruksel, ku sot fillon Samiti dyditor i BE-së.

Ndërkohë, gazeta “Djente minutos” publikoi se pjesëtarë të Gardës civile të Spanjës në mëngjes kanë kryer bastisje në stacionin e policisë katalanase, me qëllim që të gjejnë dokumente të lidhura me referendumin për pavarësinë e Katalonjës, që u zbatua më 1 tetor.

Gazeta njofton se përfaqësuesit e forcave spanjolle të sigurisë veprojnë sipas urdhërit gjyqësor, duke i hetuar aktivitetet e policisë spanjolle në ditën e votimit.

Në ditën e mbajtjes së referendumit, autoritetet qendrore e urdhëruan policinë katalonase që t’i mbyllë të gjitha vendvotimet, por në rastet më të shumta forcat policore të Katalonjës refuzuan ta bëjnë këtë.