Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmon prokurorinë dhe e akuzon se po bën lojë duke e kthyer në politike  procesin  gjyqësor ndaj Emilijano Shullazit.

Në një postim në facebook Tahiri shkruan: Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.

Tahiri kishte një përgjigje dhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili doli në mbrojtje të Berishës.

Keqardhje akoma më shumë për Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i bën nderin me te madh krimit.

Paraditen e sotme ish ministri i Brendshëm dëshmoi në gjykatë lidhur me historinë e kërcënimeve ndaj Dhori Kules dhe Mynyr Konit.

Tahiri tha në gjykatë, ku i pranishëm  prapa hekurave ishte vetëm Emiljano Shullazi, se kishte marrë informacionin për kërcënimin nga një denoncim publik i bërë nga ish-kryeministri Berisha

Tahiri ka deklaruar se pse Berisha nuk është marrë në pyetje në lidhje me mënyrën si e kishte marrë vesh këtë kërcënim, por janë marrë për të dëshmuar persona të tjerë. Kjo ka bërë që ai të replikojë disa herë.

Ai ka thënë se e ka vlerësuar denoncimin publik dhe kishte thirrur në zyrë edhe Konin dhe Kulen. Sipas Tahirit asnjëri nga të dy nuk ka pretenduar që e njihte personin kërcënues. Gjithësesi ai ka thënë se për këtë gjë ka thirrur drejtuesit e policisë.