Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot ka festuar 38-vjetorin e tij të lindjes.

Tahiri, ka marrë një surprizë nga një grup i FRESSH-it, të cilët i kanë çuar një tortë me qirinj dhe po ashtu kanë organizuar një shfaqje me fishekzjarre.

Në video Tahiri duket i lumtur teksa mban në krahë djalin e tij dhe sëbashku ju fryjnë qirinjve.

Ish ministri Tahiri, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të akuzave, dyshimeve për trafik ndërkombëtarë të drogës dhe hetimeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur ndaj tij.