Sulmuesi shqiptari Vedat Muriqi , i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës, ka gjetur rrugën e rrjetës në Superligën turke në sfidën Akhisar-Genclebirligi e cila përfundoi me rezultatin 3-3.

23-vjeçari nga Prizreni shënoi golin e tretë për skuadrën e Genclebirligit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë po gëzon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, javën e kaluar i shënoi edhe Beshiktashit në fitoren 2-1.