Një shkupiane 47-vjeçare mbrëmë në polici ka denoncuar se rreth orës 19:40 në bul. “Jane Sandanski” në Qendrën tregtare Biser, djali i saj minoren është sulmuar fizikisht nga ana e më shumë personave, të cilët e kanë qëlluar me grushta dhe sende nga hekuri në pjesën e kokës dhe trupit.

Siç kumtoi MPB-ja, minoreni nga goditjet ka pësuar lëndime, prerje në kokë dhe ëntje në duar dhe shpinë, ndërsa sulmuesit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.