Një banor i Haraçinës është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur në Malin e Gazibabës nga katër persona. Në Stacionin policor në Gazi Babë, B.N (26) nga Haraçina, ka denoncuar se më datë 3.10.2017, rreth orës 21:00, duke lëvizur në Malin e Gazi Babës është sulmuar nga katër persona, të cilët, përpos sulmit fizik nga ai kanë arritur të marrin 600 euro dhe 3000 denarë.

Personat fillimisht e kanë ndaluar 26-vjeçarin, ndërsa njëri prej tyre me mjet të fortë e ka goditur në kokë. Ai është rrëzuar në tokë duke e humbur edhe vetëdijen. Më pas pasi që është zgjuar ka vërejtur se i mungojën paratë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.