Detaje të reja kanë dalë nga sulmi në Francë ku humbën jetën dy persona, ndwrsa autori i ngjarjes u vra nga forcat e ushtrisë.

Sulmi ndodhi në stacionin Saint Charles në Marsejë dhe autori thuhet se bërtiti Allahu Akhbar para se të sulej mbi pasagjerët.

Policia lokale ka boshatisur zonën.

Ministri i Brendshëm francez, Gérard Collomb, tani po udhëton në vendin e ngjarjes.

Kryebashkiaku i Marsejës tha se “numri i viktimave mund të kishte qenë më i lartë” sikur të mos ishte për ushtrinë.