Një sulm me armë ka ndodhur në zonën Nevada të Las-Vegasit në të cilin u vranë 2 persona dhe u plagosën 24 të tjerë, 14 prej tyrë në gjëndje të rëndë.

Nga ana tjetër e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë e cila besohet se e ka vrarë agresorin. Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë nuk ka agresorë të tjerë.

Mësohet se informacion i detajuar do të jepet në një konferencë për media nga policia e Las-Vegasit.

Sulmi ka shkaktuar panik te pjesmarrësit në koncertin ku ndodhi të cilët u larguan të tmerruar ndërsa shumë prej tyre dukeshin në tokë sipas fotografive të postuara nëpër rrjetet sociale.

Një nga dëshmitaret ka rrëfyer se sulmi në Las Vegas u krye me mitraloz.

Ajo është e bindur se ka pasur disa armë që po qëllonin, bazuar në zhurmat e të shtënave, dhe faktit u qëlluan “qindra” plumba
Dëshmitarja tha për “CNN”  se të shtënat u dukën në fillim si fishekzjarre.

“ Më pas situata doli nga kontrolli,  dukej sikur po qëllohej me mitralozë …u qëlluan qindra plumba”, tha ajo.

“I dashuri im dhe unë u fshehëm prapa një ndërtese…. mund të dëgjonim qindra të shtëna. Rreth 10 minuta më vonë policia erdhi dhe bllokoi të gjitha rrugët”/SYRI.net/ 

Image

Comments are closed.