Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, Goran Sugareski dhe Osman Nurkoviq sot në takimin në Shkup biseduan për përvojat e zbatimit të politikave në qarkullimin ajror, si dhe për mundësitë dhe kushtet për shfrytëzim të kapaciteteve të aeroporteve në dy vendet.

Ministri Sugareski e ka informuar kolegun malazez për kushtet që ua ofron shteti kompanive ajrore të interesuara që të operojnë në Maqedoni. Zhvillimi i qarkullimit ajror, potencoi Sugareski është një nga prioritete e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe të gjitha aktiviteteve që do të realizohen në periudhën e ardhshme do të jenë në drejtim të sigurimit të rrjetit të gjerë të destinacioneve në Evropë dhe botë, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë.

Dy ministrat janë angazhuar për përmirësim të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Malit të Zi në ekonomi dhe transport.

Në takim, krahas ministrit Sugareski, kanë marrë pjesë edhe ministri për tërheqje të investimeve të huaja Adnan Qahil, si dhe menaxhmenti i koncesionistit me aeroportet e Maqedonisë TAV.