Stuhia Ofelia sot e ka goditur Skocinë dhe Anglinë Veriore, duke rrëzuar drunj, largpërçues dhe shkaktoi rrëmujë në transport.

Shërbimi meteorologjik britanik parashikon reshje të rrëmbyeshme dhe shpejtësi të erës deri në 113 kilometra në orë në Skoci, ku pritet deri në fund të ditës era gradualisht të dobësohet.

Në disa pjesë jugore të Norvegjisë, autoritet lokale alarmuan në mëngjes për erë të tymit, që sipas institutit lokal meteorologjik, Ofelia e ka bart madje nga Portugalia dhe Spanja, ku zjarret pyjore ditëve të fundit e morën jetën e të paktën 41 personave.

Autoritet në Suedi njoftuan se në Stokholm dhe qytete tjera suedeze, banorët lokalë kanë theksuar se qielli në mëngjes ishte më i errët se zakonisht.

Kjo me siguri ka të bëjë me erërat e fuqishme të Ofelias, të cilat bartin përzierje nga rëra e kuqe sahariane dhe grimca të imëta nga pluhuri nga zjarret në Gadishullin e Pirinit.

Përfaqësuesja e Organizatës botërore meteorologjike, Kler Nulis, theksoi se sezoni i sivjetëm i uraganëve atlantikë është shumë e pazakontë, duke theksuar se Ofelia është uragani i madh më lindor dhe më verior në histori, që është krijuar në atë periudhë të vitit.

Nulis theksoi se temperaturat të pazakonta të larta në shumë rajone të Evropës gjithashtu kanë të bëjnë me Ofelian.