Sektori për mbrojtje zjarrfikëse në Hamburg i paralajmëroi banorët që mos të dalin nga shtëpitë për shkak të stihisë së fuqishme, që e përfshiu pjesën veriore të Gjermanisë.

“Paralajmërim për Hamburgun. Mos dilni tani, qëndroni në vende të sigurta”, paralajmëroi shërbimi zjarrfikës në Tuiter.

Për shkak të stihisë është vendosur të mbyllen dy kopshte për fëmijë, ndërsa kompania hekurudhore gjermane “Dojçe ban” vendosi që tërësisht ta ndërpres lëvizjen e trenave në Gjermaninë veriore.

“Një njeri e humbi jetën pasi një dru ra mbi automobilin e tij”, kumtuan ekipet e shpërimit.

“Dojçe ban” paralajmëroi se komunikacioni hekurudhor do të ndalet në pesë provinca – Berlin, Bremen, Saksnoninë e Poshtme dhe Shlezvig-Holshtajn. Pjesë[risht do të ndalet lëvizja e trenave të cilat komunikojnë në linjat Berlin-Hanover dhe Berlin-Hamburg.