Mungesa e ujit të pijshëm, deponia e egër për të cilën u desh të reagojë Qeveria, vrasjet e bujshme për çdo vit… kanë filluar t’ia rikthejnë kujtimet kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, njëherësh kandidat për Komunën e Strugës.

Çdo ditë e më shumë qytetarë të Strugës po akuzojnë se, në katër vitet e kaluara të Strugës, asgjë nuk ka lëvizur, madje edhe mund të jetë kthyer mbrapa.

“Deponia e egër, për të cilën reagoi Qeveria, ajri i papastër, mungesa e ujit të pijshëm, sidomos në kohën e sezonit turistik dhe vrasjet e bujshme që për çdo vit po ndodhin, e ku janë të përzier edhe familjarë të Selës, na kanë dëmtuar shumë si struganë, sidomos të ardhurat e vetme që i kemi – ato në kohë të sezonit turistik”, thotë Gerti, një i ri i Strugës , që njëherësh ka “frikë” se, Sela sërish mund ta braktos Strugës njëjtë sikurse bëri vite më parë kur, nga kryetar Komunë, kandidaoi për deputet që tani sërish nga posti i deputetit të rikthehet në Strugë.

Arjeta, studente në Juridikun e USHT-së, thotë së katër vitet e qeverisjes së Selës më shumë kanë qenë ankesa ndaj Qeverisë sesa është kryer ndonjë punë.

“Në këto zgjedhje që do të mbahen më 15 tetor, struganët besojnë se e kanë të qartë se ankesat e llojit se ‘po na pengon qeveria’, nuk mbajnë më. Katër vite kemi dëgjuar refrenin e njëjtë, ndërsa katër sezone turistike i humbën me mungesën e aftësisë së kryetarit Sela. Paramendoni në vlugun e sezonit të mos keni ujë të pijshëm, apo edhe të digjet ditë e natë deponia e egër”, thotë Arjeta.

Në ndërkohë, kohët e fundit retorika e Selës në tubimet parazgjedhore është përkeqësuar, sidomos pasi vërejti forcën e kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, i cili çdo ditë e më shumë po gjen mbështetjen e struganëve.
Para një jave, edhe kandidati i PDSH-së në këtë komuna u dorëheq, duke i dhënë mbështetje Merkos, ndërsa nga Lëvizja BESA, Ziadin Sela ka hequr dorë pasi i njëjti e sulmoi fort në emisionin “Zonë e Lirë” në Klan TV. /ilirianews.mk/