Mbështetje e madhe iu dha sonte kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit nga fshati Strimnicë për kryetar komune të Zhelinës. Një numër i madh i thanë PO edhe një mandat duke e vlerësuar punën katër vjeçare të Izairit për Strimnicën.

Shumë banorë të Stirmnicës falenderuan kryetarin aktual për ujësjellësin që kanë 24 orë ujë pa ndërprerë, për kanalizimin, për rregullimin e dyshemes së shkollës dhe nxemjes që sot nxënësit e Strimnicës kanë kushtet e mira.

Izairi gjithashtu sonte banorëve të Strimnicës ju premtoj edhe rregullimin e rrugës një projekt i cili më vetëm se është në fazën përfundimtare dhe pritet realizimi në mars të vitit 2018.

Me këtë mbështetje të madhe Strimnica ia siguroi fitoren në raundin e parë Fatmir Izairit.