Duket se reperi kontradiktor shqiptar, Stresi, nuk qëndron dot pa provokuar me postimet e tij. Këtë herë ai ka publikuar një video në rrjete sociale, në të cilën shfaqet duket tymosur një cigare, që më shumë gjasa është hashash. Të paktën këtë lë të kuptohet vetë Stresi nga fjalët që thotë….

Reperi e ka publikuar këtë video, ndërkohë që ndodhej në aeroportin e Rinasit përpara se të nisej për në Milano, ku do të performonte në një koncert.

Nuk është hera e parë që Stresi ka patur probleme me policinë dhe në këtë mënyrë ai i ka sfiduar sërish.  Sa i përket jetës personale, aktualisht ai është në një lidhje gjatë me bukuroshen Kejsi.