Nuk është hera e parë që reperi nga Shqipëria, Stresi, dashurinë për nënën e tij e shpreh edhe nëpër rrjete sociale.

Njëjtë ka bërë edhe sot. Reperi postoi një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shihet nën përqafimin e nënës së tij të cilës i ka bërë një surprizë derisa ajo ishte në orarin e punës.

Ai ia dhuroi një buqetë të madhe lulesh.

“Kisha ditë pa të bërë një surprizë te puna. Është shumë pak për ty. S’ka dashuri me të fortë se Nana”, ka shkruar Stresi.