Janë strehuar familjet e rrezikuara nga shembja e dheut në Kaçanik.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar fshatin Kovaçeç të Kaçanikut pas rrëshqitjes së dheut.

Në njoftimin për media nga kjo ministri thuhet se Lekaj ka biseduar në telefon me familjarët e prekur nga kjo situatë.

Ndërkohë është arritur pajtimi për evakuimin e tyre. Fillimisht ata do të strehohen tek të afërmit deri në gjetjen e një zgjidhje për këtë situatë.

“Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” apo është diçka tjetër”, thuhet në njoftim.