Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thëse se Aleanca ka bashkëpunim të ngushtë me vendet e Ballkanit. I pyetur se çfarë mund të bëj NATO kur bëhet fjalë për  vendet në Ballkanin Perëndimor  në të cilat është aktive Rusia kur bëhet fjalë për fushata antievropiane. Mënyra më e mirë sipas tij, kundër propagandës dhe keqinformimit është që të publikohen faktet, pasi ato mbisundojnë ndaj keqinformimit dhe propagandës.

“Ne besojmë fuqishëm se është e nevojshme të ketë media të lira dhe të pavarura. Gazetarët luajnë rol kyç dhe duhet t’i parashtrojnë pyetjet e ’vështira’ për të arritur deri tek faktet dhe me atë të mundin keqinformimin”, tha Jens Stoltenberg.