Sezoni i vjeshtës që njihet edhe si “back to school” (rikthimi në shkollë) mund të jetë shumë entuziast e argëtues, por njëkohësisht edhe i kushtuesëm. Mund të shohësh e mund të ndihesh sikur nuk ke asgjë në gardërobë, kështu që të duhet të krijosh një tjetër. Por nuk ke pse shkon menjëherë në këtë zgjidhje të kushtueshme pa bërë fillimisht një kontroll të fundit të gjërave që ke në gardërobë.

Ne të gjithë duam të jemi si Beyonce, apo jo? Të vishesh si ajo do të thotë të kesh pas vetes një skuadër, por sot, stilistja e saj personale dhe kuratorja e imazhit, Zerina Akers, ka ndarë disa këshilla për të mos shpenzuar para në këtë fillim sezoni. Qëllimi është i qartë: si të veshësh gjërat që ke, por në një mënyrë të re që të mos duken të vjetra? Zerina tregon:

Mix and Match: Mos i paketo akoma ngjyrat e verës. Përzieji ‘Mix and match’ veshjet e preferuara me printe për të krijuar veshje të cilat nuk ke menduar se mund të shkojnë bashkë. Provo të kombinosh të verdhën e theksuar ose kafen në këpucë me tone të tjera ose me printet e verës.

2. Krijo një veshje me shtresa, fustan, bluzë dhe pulovër: Mund të mbash akoma fustanin me printe dhe ta veshësh mbi një bluzë golf apo gjysmëgolf ose me një pulovër duke transformuar tërësisht look. Po ashtu mund të shtosh një choker për të kompletuar veshjen.

3. Veshjen e plazhit, nga dite ktheje në nate. Veshjet e plazhit që ke mbajtur gjatë verës në det apo në pishinë, mund t’i përdorësh në vjeshtë edhe në qytet me disa aksesorë, shkruan Class. Pse nuk provon ta veshësh kimononë mbi një fustan apo edhe mbi xhinset dhe një t-shirt të bardhë? Taka të larta mjaftojnë për të plotësuar look-un.

4. Mos i kufizo ngjyrat e theksuara të verës. Nëse vera është stina gjatë së cilës secili prej nesh vesh ngjyrat e preferuara e të ndezuara, pse nuk guxon për të pasur një gardërobë shumëngjyrëshe gjatë gjithë vitit?

5. Duke ikur vera, netët kanë filluar të bëhen më të ftohta. Një shtesë për netët e freskëta është një xhaketë e gjatë prej cope ose një pardesy. Këto të fundit janë gjithçka ju duhet për stinën e freskët dhe për një look elegant. Mudn t’i mbash edhe për pak kohë supet jashtë, por sapo të bjerë nata, pardesyja do të të vijë në ndihmë.