Pas një kohe të gjatë Republika e Maqedonisë është krenare që pati zgjedhje, korrekte,demokratike dhe të qeta, vlerësoi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas përfundimit të raundit të dytë të procesit zgjedhor të Zgjedhjeve lokale dhe iu falënderua policisë për profesionalitetin e treguar dhe kryerjen me sukses dhe efikas të detyrave të dhëna.

“Nuk janë vërejtur prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë së qytetarëve. Për shkak të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale kundër zgjedhjeve deri janë arrestuar shtatë persona”, informoi ministri Spasovski dhe shtoi se janë arrestuar edhe një person për sulm fizik, por se ende po punohet për këtë rast që të konfirmohet nëse bëhet fjalë për procesin zgjedhor.

Në Stacionin Policor Bit Pazar janë arrestuar dy persona për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ryshfet në zgjedhjet dhe votim. janë arrestuar edhe pesë persona të cilët i kanë fotografuar fletëvotimet e votimit, prej tyre tre janë në Shkup, ndërsa një në Probishtip dhe një në fshatin në Dulicë.

Në Shkup janë fotografuar fletëvotime në vendvotimin në SHF “26 Korriku”, në vendvotimin në bashkësinë lokale Cërniçe dhe në vendvotimin në SHF “Vasil Gllavinov”. Kundër këtyre personave, siç tha ministri Spasovski do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Për sulmin për të cilin paraprakisht  informoi ministri është arrestuar një person nga Shuto Orizare dhe bëhet fjalë për ndriçim të plotë të rastit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për denoncim në kontrollin e brendshëm të MPB-së, ministri tha se janë denoncuar dy raste që është më pak në krahasim me raundin e parë zgjedhor.