Në kazermën e Ilindenit në Shkup sot u mbajt stërvitja e përbashkët e Njësitit për detyra speciale dhe të Sektorit për mbrojtje të personaliteteve dhe objekteve të caktuara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të titulluar si – “VIP-2017”.

Qëllimi i stërvitjes së sotme ishte që të prezantohet reagimi i përbashkët i Njësitit për detyra speciale dhe Sektorit për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara në situatë kur ka rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë së personit të caktuar i cili është nën mbështetjen e MPB-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në stërvitje, pjesëmarrësve iu ndau pllaka për përfundimin me sukses të stërvitjes dhe e potencoi profesionalizmin e tyre.

“Sot u shfaq profesionalizmi, efikasiteti dhe gatishmëria e Njësitit për detyra speciale dhe të Sektorit për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara. Mund të jemi të kënaqur nga ajo që e prezantojnë policët e Maqedonisë. Kjo në mënyrë shtesë na obligon neve si udhëheqës të MPB-së që t’ju sigurojmë kushte për punë, t’i mbështesim në profesionalizmin, me qëllim që të kemi qytetarë të sigurt dhe shtet të sigurt”, tha ministri Spasovski.

Shteti, potencoi ministri, duhet të investojë në sigurinë gjegjësisht në mjetet teknike materiale dhe në resurset njerëzore.

“Qëllimi im është përmes bisedës me pjesëtarët e njësiteve speciale për të sjell vendime dhe zgjidhje të cilat do të jenë në dobi edhe për shtetin, por edhe të cilët edhe ata do të jenë të kënaqur”, deklaroi Spasovski.

MPB-ja paralajmëroi se edhe në periudhën në vijim do të fokusohet në trajnimin dhe procesin e trajnimit për përforcimin e kapaciteteve institucionale, proces i cili në periudhën e fundit ishte lënë pas dore, veçanërisht të atyre njësiteve të cilët në një situatë drejtpërdrejtë duhet të përballen me sfidat të këtij lloji dhe të ngjashme.