Prokurori publik i Spanjës planifikon të ngritë akuza për kryengritje kundër politikanëve përgjegjës të cilët votuan për pavarësi të Katalonjës, kumtoi zyra e Prokurorisë.

Prokurori është duke shqyrtuar nëse do të ngritë akuza vetëm kundër qeverisë katalanase, duke përfshirë edhe liderin e rajonit autonom Karles Puxhdemond dhe zëvendëskryeministrin Uriol Zhunkeras, ose të përfshihen edhe anëtarë të udhëheqësisë të parlamentit katalanas, si dhe deputetë, theksoi një zëdhënës i Prokurorisë spanjolle.

Sipas tij, akuzat mund të ngriten që të hënën.

Ligji spanjoll parashikon dënime deri në 25 vjet burg për kryengritje, me aktvendime më të lehta nëse kryengritja nuk ka shkaktuar dhunë.