Qeveria spanjolle arriti marrëveshje me Partinë socialiste punëtore opozitare në janar të vitit 2018 të mbahen zgjedhje rajonale në Katalonjë, si pjesë e paketës së masave për vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejt mbi këtë rajon, deklaroi socialisti Karmen Kalvo.

Qeveria spanjolle kumtoi se do ta aktivizojë Nenin 155 të Kushtetutës e cila prek autonominë e Katalonjës, me qëllim që të prishet insistimi i Qeverisë katalanase për pavarësi.

Kryeministri spanjol, Mariano Rahoj nesër do të mbajë takim të jashtëzakonshëm me ministrat e vet për aktivizimin e këtij neni, me të cilin do të lejohet që pushteti qendror ta ndërmarrë kontrollin mbi cilëndo prej 17 krahinave autonome, nëse ndonjëra prej tyre nuk sillet në pajtim me Kushtetutën spanjolle.

Barcelona, kryeqyteti i krahinës ku në vit prodhohen 20 për qind e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në Spanjë, mund të bjerë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Madridit, për herë të parë në 40 vite demokraci.

Deri më tani, asnjë politikan nuk e ka zbatuar këtë masë, por Rahoj thotë se është e arsyeshme pasi që Katalonja nuk e pranon ligjin dhe është duke i bërë presion pushtetit qendror me qëllim të shkëputjes pas referendumit të organizuar më 1 tetor. Gjykata e ndaloi Referendumin, ndërsa policia spanjolle u përpoq që ta ndalojë, por votuesit megjithatë votuan në dobi të vendosjes së republikës së pavarur.

Neni 155 është është precizuar, por në teori i mundëson Madridit ndërmarrjen e administratës rajonale dhe vendosjen e funksionarëve të rinj, ndërmarrjen e kontrollit mbi financat dhe policinë, si dhe konvokimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Qeveria spanjolle kumtoi se nuk ka për qëllim absolutisht ta pezullojë autonominë e Katalonjës, por të zbatojë masa specifike me qëllim që krahina ta respektojë ligjin spanjoll.

Që Neni 155 të hyjë në fuqi nevojiten disa ditë pasi që masat e tilla duhet t’i mbështesë Senati, Dhoma e Epërme e Parlamentit e obliguar për çështje territoriale, ku Partia popullore e Rahojit e ka shumicën e nevojshme. Më pas, kryeministri spanjoll mund t’i ndërrojë funksionarët katalanas me politikanë të vet dhe për tre muaj të organizojë zgjedhje parlamentare në Katalonjë.

Në ndërkohë, lideri katalanas, Karles Puxdemon, është duke u ballafaquar me presion në koalicionin e vet që menjëherë të shpall pavarësi.

Për nesër, gjatë takimit qeveritar në Madrid, janë paralajmëruar protesta të reja masive në Katalonjë.

Ekspertët thonë se është e mundur tensionet të rriten me afrimin e momentit të miratimit të Nenit 155, edhe pse deri më tani, përveç incidenteve të caktuara, nuk eskaloi dhunë midis qytetarëve.

Ajo që është e panjohur, është se çfarë do të ndodh në terren nëse Madridi fillon me implementimin e Nenit, duke e pasur parasysh atë se policia e Katalonjës nuk i pranon komandat e Madridit.

Në ndërkohë Këshilli katalanas ju bëri thirrje ithtarëve të vet t’i tërheqin mjetet e tyre financiare prej pesë bankave të mëdha spanjolle.

Në videon e publikuar mbrëmë në Tuiter, ata kërkuan prej katalanasve që t’i tërheqin paratë e tyre me qëllim që ta shprehin protestën e tyre për shkak të vendimit të tyre që centralet e veta t’i zhvendosin nga Katalonja.