Spanja me lehtësi arkëtoi tri pikë në përballje me Shqipërinë, duke shënuar fitore me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së nëntë të grupit G.

Spanjollët siguruan vendin e parë dhe biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi. Shqipëria nuk i rezistoi sup[erfiqosë botërore, duke kapitulluarpër 27 minuta, ku pësuan tri herë.

Spanja renditet në vend të parë me 25 pikë, ndërsa Shqipëria mban vendin e tretë me 13 sosh. Shqipëria ndeshjen e fundit e luan të hënën e ardhshme përkatëisht me 9 tetor në “Elbasan Arena” kundër Italisë, një sfidë që më shumë luhet për prestigj.