Një “plesht” luan në fushë, një tjetër “plesht” shihet në shkallët e stadiumit. Koinçidencë e rrallë, por me një ngjashmëri të llahtarshme, saqë të lë pa mend.

Barcelona triumfoi ditën e shtunë 2-0 përballë Malagës, me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, me këtë të fundit që përfitoi nga asisti i dhënë nga Lionel Messi.

Megjithatë, njerëzve më të vëmendshëm të ndeshjes, ndoshta tifozë të Barcelonës, nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Në shkallët e stadiumit ishte një tifoz, sozi e futbollistit argjentinas.

Bëhet fjalë për iranianin, Reza Parastesh, i cili mundohet gjatë gjithë kohës ta kopjojë Leo Messin.

Ai ishte në “Camp Nou” dhe pa skuadrën e zemrës të fitojë 2-0 kundër Malagas.

Reza Parastesh më parë ka takuar edhe Iker Casillasin, i cili kishte mbetur i befasuar me ngjashmërinë e iranianit me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ai nuk arriti ta takojë Messin, por pa atë teksa po hynte në “Camp Nou” para ndeshjes me Malagan.