Nga mesnata në Maqedoni ka filluar heshtje zgjedhore e cila do të zgjasë deri në mbylljen e kutive zgjedhore të dielën në ora 19.

Sot votojnë të sëmurit dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në paraburgim.
Sipas informatave të KSHZ-së, votohet në 35 komuna ku zbatohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Për votime ditën e sotme janë paraqitur 1.435 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të drejtë vote sot kanë edhe 939 të burgosur të cilët do të votojnë në 13 institucione ndëshkuese.

Duke pasur parasysh se lista zgjedhore për këto zgjedhje lokale është mbyllur para mbajtjes së zgjedhjeve, personat që nuk kanë qenë në çertifikatat nga lista zgjedhore në raundin e parë më 15 tetor, nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.