Sot në pesë lokacione në Shkup filloi aksioni i madh për dhurimin e ushqimit në Maqedoni- “Ushqe 1000” në përbërje të Lëviz me Gisht, dhe me rastin e kremtimit të ditës botërore për luftë kundër varfërisë, 17 tetor.

Iniciativa qytetare “Lëviz me gisht”, “Kryqi i Kuq i Qytetit Shkup”, organizata “Ajde Makedonija”, Shoqata e qytetarëve për të ndihmuar të pastrehët dhe familjet e rrezikuara “Ljubeznost” , Unioni i vëzhguesve  të RM-së dhe organizata “ADRA” gjatë periudhës prej orës 10:00 deri në 19:00 hapën 5 stenda për dhurimin e ushqimit në kryeqytet.

Stendat ku do të mund të dhurohet ushqim për të pastrehët dhe për të gjitha familjet e rrezikuara për të cilat ushqimi është më i nevojshëm për momentin, janë vendosur në Sheshin Maqedonia, para Shkup Siti Moll tek kafeteria Plej, në Aerodrom para Vero-s, para Shtëpisë së ndërtimtarëve (Dom na Gradezhnici) dhe në Gjorçe Petrov para Tineksit.

Qëllimi i aksionit “Ushqe 1000” është nxitja e solidaritetit, si dhe ngritja e vetëdijes shoqërore për dhurimin e ushqimit te ata të cilëve ju nevojitet më së tepërmi.

Në listën e produkteve të nevojshme që mund ti dhuroni në stendat gjenden produkte që nuk prishen si oriz, fasule, kripë, sheqer, miell, makarona, vaj për gatim, bizele, peshk të konservuar, supë pule, biskota, keçap, thjerrëza, fruta dhe perime të konservuara.

Mbështetje për 5 stendat është një kombe e Lëviz me Gisht, e cila sot gjatë gjithë ditës do ti vizitojë kompanitë në Shkup, ku të punësuarit do të mund të dhurojnë ushqim.  Për këtë aksion, që nuk ndodh për ditë, biznes sektori shfaqi interes të madh.